“Është me të drejtë mbresëlënëse: njerëz të motivuar, që sjellin me vete kualifikimet e tyre, vijnë nga një vend që ka shumë të rinj por pothuaj fare vende pune, në një vend që po plaket, që ka shumë vende pune, por fare pak të rinj për t`i zënë ato vende”, shkruan gazeta gjermane “Sudkurier”.
Ky këmbim i ka shkuar përdore një projekti, përmes të cilit “Evangelische Altenhilfe” (ndihma për të moshuarit në kuadër të Kishës së reformuar) të rinjve nga Kosova u është mundësuar një praktikum ose një trajnim.
Kur Blinera Maloku, Nebahate Murseli, Artbenit Pllana dhe Qëndrim Azemaj javën e kaluar e filluan praktikumin e tyre, ata po shkelnin një tokë të panjohur, transmeton albinfo.ch. Jo vetëm për faktin se kosovarët e rinj të moshave në mes 19 dhe 26 vjeçare kishin ardhur për herë të parë në Gjermani për të punuar por edhe për faktin se ata nuk e njihnin fare këtë institucion: shtëpinë e pleqve. “Shtëpitë e pleqve, të tilla çfarë i kemi në Gjermani, në shtetin më të varfër ballkanik nuk ekzistojnë“, thotë artikullshkruesi.
“Ne na pëlqen shumë puna edhe pse për ne është e re”, thotë Azemaj. Deri më 13 maj ai dhe kolegët e tij e mbarojnë praktikumin ndërsa në vjeshtë “ua bën me sy” nga një vend kualifikimi. Projekti që po vazhdon prej tri vitesh, nuk është thjesht një aksion social për ndihmë të moshuarve për t`u ofruar disa kosovarëve pak ardhmëri, përcjell albinfo.ch. Dhe po kështu nuk është një përpjekje rasti stimulimin e fuqisë profesionale kaq të munguar për profesionet e përkujdesjes.
Sepse: “Nuk është që ne nuk kishim konkurrues ose nxënës gjermanë”, thotë Florije Sula, shefe e personelit në “Altehilfe” dhe kosovarët duhet të plotësojnë kërkesat tona të qarta. Ata nuk bën të jenë më të vjetër se 30 vjeçarë, duhet të kenë të mbaruar 12 vjet shkollim, prej të cilave 4 vjet shkollë të mjekësisë. Dhe, para se të fillojmë kualifikimin, duhet të kalojmë një provim të gjermanishtes”, thotë Azemaj. Tash na ndihmojnë vetë banorët e shtëpisë së pleqve. Ata janë shumë të sjellshëm dhe flasin më ngadalë, në mënyrë që ne t`i kuptojmë”.
Por praktikantët nuk është se do të kursehen. “Ata duhet ta dinë se si është puna”, thotë Sula. Dhe kjo do të thotë: ndërrime të hershme dhe të natës, punë gjatë fundjavës, transmeton albinfo.ch. “Sa më normale që të jetë e mundur”, është motoja.
“Te kosovarët e vitit të dytë të kualifikimit nuk vihet re pothuajse asnjë ndryshim me vendësit. Ata janë së paku po kaq të mirë”, e vërteton Michael Werler, udhëheqës i shërbimit të përkudjesjes së pleqve në Lorenzhaus. Sipas tij, me këtë projekt fitojnë të gjithë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend