Me rastin e shënimit të 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institucioni i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore (IEJL-ASHI) organizon debat me temën “Infermieria zëri që udhëheq – Të drejtat e profesionistit shëndetësor, sfidat e avancimit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri”.
Pjesëmarrës në debat do të jenë institucionet relevante; Ministria e Shëndetësisë, Oda e Infermierëve, Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Shëndetësisë Kosovare, OJQ-të, Ministria e Arsimit, kryeinfermierë të tri niveleve shëndetësore publike dhe private në Kosovë si dhe mysafir dhe partnerë nga Gjermania.
Ndërsa panelistë në debat do të jenë; Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtori i SHSKUK, Curr Gjocaj, Zv.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludi Krasniqi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Arben Vitija, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj.Teuta Haxhiu dhe Nehat Baftiu, Kryetari i Odës së Infermierëve, z.Naser Rrustemi, Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Heimerer, z.Petrit Beqiri.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës