Google ADS

Eleminoni rrudhat e formuara rreth zonës së syve me këta përbërës natyralë

06:59 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Rrudhat janë shenjat që vitet lënë në lëkurën e gjithësecilit prej nesh, e sa gjenetike, ky proces ndikohet dhe nga faktorë te ndryshëm të jashtëm e stili i jetesës në përgjithësi.

Rrudhat e para që shfaqen janë në fytyrë dhe kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve. Ekspozimi në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, mimikat etj përshpetojnë procesin e shfaqjes së rrudhave, por për fat te mire ka shumë mënyra e përbërës natyralë që mund të trajtojnë rrudhat e para e te zbehin këto te fundit në zonën e syve.

1.Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.

  1. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
  1. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.
  2. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
  1. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme