Fjetja në anën e majtë
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Yuzuncu Yil, ata që flenë në anën e majtë shikojnë më shumë ëndrra të këqija se sa njerëzit që flenë në anën e djathtë. Në studimin e realizuar nga Dr. Mehmet Yucel Agargun u përfshinë 60 persona të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ata zbuluan se personat që flinin në anën e majtë shikonin më shumë makthe gjatë natës. Sipas kësaj teorie, fjetja në çdo anë shkakton një disbalancë, por ana e majtë shfaq më shumë emocione dhe ndjenja pasigurie, që sipas mjekësisë tradicionale kineze janë të lidhura më shumë me cilësitë e femrave.
Fjetja përmbys
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Calvin KaiChing Yu, të Universitetit Shue Yan të HongKongut, ku u përfshinë 670 të rritur, njerëzit që flinin barkas shikonin ëndrra pozitive dhe më emocionale. Fjetja përmbys shkakton një rreze të gjerë ëndrrash pozitive, duke filluar nga UFOt deri te të ecurit vërdallë pa asnjë veshje. Të zakonshme janë edhe ëndrrat që kanë lidhje me dashurinë, takimet me personat e famshëm deri te ëndrrat erotike. Megjithatë, fjetja përmbys është shumë e rrallë, sepse njerëzit zakonisht flenë në anën e djathtë ose me kurriz.
Fjetja me kurriz
Shpesh, njerëzit që flenë me kurriz, e vendosin kokën mbi jastëk në një kënd të parehatshëm dhe si rrjedhojë ata gërhasin më shumë. Gjithashtu, ata që flenë me kurriz lëvizin më shumë, prandaj edhe ëndrrat që shikojnë janë shpesh të ngatërruara dhe të paparashikueshme. Tani që e dini se cilat pozicione gjumi ndikojnë në ëndrrat që shihni, ndryshojini gjërat duke zgjedhur një pozicion të ri për të fjetur.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...