Google ADS

Donald Trump heq nga puna drejtorin e FBI

23:59 | 9 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka larguar nga puna drejtorin e FBI-së, James Comey, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Sot, Presidenti Donald Trump ka njoftuar drejtorin e FBI-së se ai është larguar nga detyra”, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi i papritur vjen pasi Comey pranoi dhënien e informatave të pasakta mbi emailat e Hillary Clinton në seancës së Kongresit gjatë javës së kaluar.

Hillary Clinton ka fajësuar James Comey për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme