Bajrami porosi Mustafës: Jep dorëheqje ose përjetoje rrëzimin e Qeverisë (VIDEO)

23:32 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, në emisionin Kontakt në Tribuna Channel, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dy zgjedhje ose të dorëhiqet ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.

“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, tha Bajrami në Kontakt.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij, 0është alarmante, sepse deputetët duhet të jemi të pavarur.

Bajrami shtoi se deputetët janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme