Google ADS

Juventusi, finalisti i parë i Ligës së Kampionëve (VIDEO)

22:32 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Juventus është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, transmeton Arbresh.info.

Kampionët e Italisë e kanë eliminuar Monacon në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Juventus në ndeshjen e dytë të zhvilluar sonte fitoi me shifrat 2:1 pas golave të realizuar nga Mario Mandzukiq dhe Dani Alves. Golin e vetëm për francezët e shënoi talenti Mbappe.

Juventus do ta pres në finale fituesin e duelit Real Madrid Atletico Madrid që zhvillohet nesër.

Kujtojmë se Reali është super-favorit pasi që në ndeshjen e parë ka arritur fitore me shifrat 3:0. /Arbresh.info

http://www.dailymotion.com/video/x5ln4u5_mario-mandzukic-goal-hd-juventus-1-0-monaco-09-05-2017_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5ln6rl_dani-alves-goal-hd-juventus-2-0-monaco-09-05-2017-hd_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5lncsj_kylian-mbappe-goal-hd-juventus-2-1-monaco-09-05-2017-hd_sport

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme