Google ADS

Gashi: Mocioni nuk mund të shtyhet pas Demarkacionit

21:45 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e LDK-së Arben Gashi përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook thotë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk mund të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës, të caktuar më parë për në orën 10: të ditës së nesërme. E gjithë kjo për shkak të afateve ligjore për mocionin.

“Mocioni i mosbesimit eshte i caktuar sipas afateve kushtetuese per neser ne ora 10, nuk ka kohe per Demarkacionin para Mocionit. Nuk ka mundesi shtyerje sepse neser ne mesnate skadon afati per Mocionin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas bisedës telefonike me me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se Demarkacioni do të procedohet në Kuvend para mocionit të iniciuar nga opozita./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme