Gjykata Kushtetuese nesër do të vendosë për afatin e kryetarëve të komunave

20:58 | 9 Maj 2017
M. A.

Nesër Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krytarëve të komunav, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja në mbledhjen e nesërme të refuzojë iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Pushtetit Lokal si dhe të Todor Petrovit nga Kongresi botëror Maqedonas të cilët kërkuan shfuqizimin e dy neneve nga ligji për pushtet lokal të cilat kufizonin mandatin e kryetarëve të Komunave në katër vjet.

Kyetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, tha se pavarësisht vendimit të Kushtetueses, për zgjedhjet e reja tashmë mund të vendos shumica parlamentare. Ndërsa kreu i BNJVL-së, Koce Trajanovski, zgjidhjen e këtij problemi e sheh në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme