Përfundon turneu i stretballit

20:52 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Në Prishtinë, në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, përfundoi turneu ndërkombëtar i stretballit ‘Surostreetball 2017’, në të cilin morën pjesë 24 ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.

Fitues i këtij turneu, i cili zgjoi interesim të madh te dashamirët e streetballit në Kosovë, u shpall ekipi ‘First’, mga Prishtina, i cili në finale e mundi ekipin Mitrovica, me rezultat 15:4.

MVP i këtij turneu u shpall Zgjim Gërxhaliu (First), ndërsa në garën për 3 pikë më i miri ishte këngëtari Majk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme