Një nga vajzat Chibok të rrëmbyera nga militantët e Boko Haram ka zgjedhur që në vend të lirisë, të qëndrojë me burrin e zaj, tha një zëdhënës i presidentit të Nigerisë.
Ajo ishte caktuar të lirohej si pjesë e grupit që u liruan të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Garba Shehu, nga zyra e presidentit tha se në total duhej të liroheshin 83 vajza, po njëra nga ato ka refuzuar duke thënë: “Jo, jam e lumtur këtu, kam gjetur burrë”.
82 vajzat tjera janë liruar si pjesë e negociatave me qeverinë. Kushti për lirimin e vajzave ishte lirimi i të militantëve të Boko Haram nga qeveria.
Një numër u madh vajzash të rrëmbyera në Chibok janë ende të zhdukura. Të paktën 276 vajza u rrëmbyen nga një shkollë e mesme e drejtuar nga qeveria më 14 prill të vitit 2014. /Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...