Google ADS

Abdixhiku: Arbana e paska përvetësuar shkollën e SHIK-ut, argate e krimit s’meriton vëmendje

19:23 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Analisti Lumir Abdixhiku i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Pa kaluar asnjë ditë Arbana e paska përvetësuar  shkollën e SHIK-ut, ka thënë ai

Më poshtë mundë ta lexoni statusin eplotë të Abdixhikut:

Në deklaratën e parë post-aderuese Arbana Xharra lavdëroj Kadri Veselin e PDK-në, provoj, me plot shpifje, ndotjen për mua. Pa kaluar asnjë ditë paska përvetësuar shkollën e SHIK-ut me shumë mjeshtëri.

E njëjta shpifë sepse dëshiron t’i ndotë të gjithë siç është ndotur vet. Ti bëjë të gjithë të duken njëjtë. Arbana, të gjithë s’jemi njejtë. Në fakt, si ti, janë pak shumë. Kemi besuar se ke qenë më ndryshe; prandaj dhe dëshpërimi. Tash je krejt e parëndësishme.

Si e parëndësishme, e argat i krimit, s’meriton vëmendje nga unë më shumë. Punë të mbarë me Kadrinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme