Federata e ka një lajm të rëndësishëm për kampionët e Kosovës

19:03 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Trepça ‘89 e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit edhe pse janë edhe tre ndeshje për tu luajtur.

Federata e Futbollit të Kosovës shkruan për këtë fakt duke njoftuar se festa e kësaj skuadre do të bëhet në xhiron e fundit kur do të dorëzohet trofeu.

”Trepça’89 e ka siguruar titullin e kampionit në Vala Superligë pas fitores që realizoi sot kundër Besës, në kuadër të javës së 30-të, me rezultat 2:0. Për Trepçën’89 ky është titulli i parë në histori të klubit, prandaj nuk kishte se si të mungonte edhe festa e lojtarëve dhe e stafit në fund të takimit. Sidoqoftë, festimi zyrtar dhe dorëzimi i titullit të kampionit do të bëhet në ndeshjen e javës së fundit, të cilën Trepça’89 e zhvillon në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë kundër kampionit të edicionit të kaluar”, njofton FFK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme