Google ADS

Tomislav Nikoliç i shqetësuar rreth deklaratave për Shqipërinë e Madhe

17:50 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti në largim i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pranuar se situata në vendet e Ballkanit është e tensionuar por, nuk ka gjasa të ndodhin konflikte të armatosura.

Duke folur në një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, ai tha së Serbia është e përkushtuar të vijojë dialogun me Serbinë edhe pse është e shqetësuar për deklaratat e disa politikanëve shqiptarë për planin e Shqipërisë së Madhe.

Tomislav Nikoliç: “Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, qëllimet e dukshme të politikanëve të caktuar shqiptarë për krijimin e një Shqipërie të Madhe na shqetësojnë. Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë lëshime dhe në të njëjtën kohë provokojnë dhe kërcënojnë, gabohen shumë. Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë shqiptarët në Kosovë aq sa Komuniteti i Komunave Serbe do të fitojë, dhe përtej kësaj nuk mund të shkojmë”

Nikoliç tha gjithashtu se përpjekjet e Serbisë që Kosova të mos bëhet shtet janë efektive për sa kohë që misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, vijon të kryejë rolin e tij në të njëjtën masë dhe mënyrë si më parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme