Shqipëria sot është lëkundur nga 4 tërmete në të gjithë vendin. Që orët e para të mëngjesit deri në mesditë në Shqipëri janë ndjerë katër lëkundje tërmeti, ndërsa më e forta raportohet të ketë qënë 3,6 ballë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet e para të Tërmetit janë ndjerë në juglindje të Shqipërisë, në Prrenjas, me magnitudë 2,6 ballë, që është ndjerë edhe në qytete si Pogradeci e Korça. Ndërsa një orë më vonë një tjetër tërmet me 2,5 ballë është ndjerë në Shkodër.
Rreth orës 09:00 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Ibë të Tiranës, 2,7 ballë, shkruan albeu.
Ndërsa i katërti është ndjerë rreth orës 13:00 sërish 2 km në jug të Prrenjasit dhe raportohet të ketë qënë më i fortë se të tjerët 3,6 ballë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...