Skuadra e Pises është e rënë nga Seria B, por trajneri i saj duket se do të largohet drejt Serisë A. Për Gennaro Gattuson mësohet se ka shfaqur interes të madh skuadra e Genoas, e cila kërkon të bëjë ndryshime rrënjësore në ekip.
Drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë që të jetë ish – mesfushori i Milanit trajneri i ardhshëm i skuadrës së tyre. Aktualisht, Gattuso, është trajner i Pizës në Serinë B, skuadër ku luajnë edhe Edgar Çani, Samir Ujkani dhe Rei Manaj.
Mendohet se në rast të kalimit të tij te Genoa, Gattuso mund të marrë me vete edhe portierin e Kosovës. Samir Ujkani ka zhvilluar një sezon fantastik me një skuadër të dobët, ndaj dhe mund të rikthehet te ish – ekipi i tij ku ka luajtur pak sezone më parë.
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor