Manchester United është gati të paguajë 100 milionë euro për yllin e Real Madridit (FOTO)

16:56 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Manchester United po planifikon që të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, transmeton Arbresh.info.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Jose Mourinho po planifikon që ta rrëmbejë yllin e Real Madrdit, Gareth Bale.

Kujtojmë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet të paguajnë 100 milionë euro për t’i siguruar shërbime e tij.

Bale nuk po kalon ditë të mirë në Real Madrid andaj mundësia e largimit është e madhe.

Nëse dështon transferi, Jose Mourinho e ka shqyrtuar edhe mundësinë e rikthimit të meksikanit Javier Hernandez – Chicharito, i cili në vitin 2015 u shit te Bayern Leverkusen, ku është duke treguar formë të shkëlqyeshme. /Arbresh.info

gareth-bale12

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme