Galaxy C10 sjell kamerën e dyfishtë te telefonat Samsung

17:09 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Në fillim të muajit u shfaqën spekulime se Galaxy Note8 nuk do të jetë telefoni i parë i Samsung që do të ketë dy sensorë të kamerës në anën e pasme.
Sipas këtyre raportimeve thuhej se modeli i ri në linjën Samsung Galaxy C do të jetë i pari që do të vijë me kamerën e dyfishtë në anën e pasme, e cila do të jetë e pozicionuar në mënyrë vertikale. Por, burime nga Kina zbulojnë se përfundimisht emri i këtij telefoni të parë të Samsung që do të ketë kamerë të dyfishtë nga ana e pasme do të quhet Samsung Galaxy C10.

Telefoni do të ketë çip-set Snapdragon 660, për të cilin besohet se Qualcomm do ta prezantojë më 9 maj. Krahas kësaj, Galaxy C10 do të ketë tastierën e saj dedikuar Bixby, e cila mund të gjendet në telefonat Samsung Galaxy S8 dhe Samsung Galaxy S8 +. Burimi i njëjtë ka vendosur dhe skicën e telefonit Galaxy C10, në të cilën shihet se telefoni nuk ka skaner për gishtërinj në anën e pasme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme