Këngëtari anglez Elton John është infektuar me një “bakter me efekt vdekjeprurës” gjatë turneut të tij në Amerikën Jugore dhe si rezultat është detyruar të ndërpresë turneun dhe të kthehet në Angli
Menaxheri i tij ka njoftuar se John është mbajtur nën kujdes intensiv për dy ditë për shkak të bakterit me të cilin është infektuar në fund të turneut dhe se këngëtari është detyruar të kthehet në Angli për trajtim mjekësor.
Po ashtu, njoftohet se janë anuluar edhe nëntë koncerte të cilat Elton John kishte planifikuar t’i mbante në SHBA gjatë dy javëve të ardhshme.
Nuk janë dhënë informacione të hollësishme në lidhje me bakterin me të cilin është infektuar John, ndërkohë thuhet se këngëtari do të kthehet në skenë më 3 qershor.
Këngëtari anglez mban epitetin “Sir”, kurse bën pjesë në mesin e emrave më të shquar në historinë e muzikës pop me 200 milionë shitje të albumeve në mbarë botën.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...