Xharra: PDK më premtoi hapësirë, erdha këtu pa kushte (VIDEO)

14:25 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Xharra në një konferencë për media bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli tha se ka pranuar që të jetë pjesë e kësaj partie pavarësisht se deri sot e ka kritikuar për shkak se i është premtuar hapësirë për veprim, shkruan arbresh.info.

“Është kjo parti që më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht, më është premtuar hapësirë për kauzat e mija personale”, ka thënë Xharra.

Ajo ka premtuar me këtë rast se do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës dhe se do të vazhdoj të jetë kritikuese edhe brenda partisë.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Veseli tha se ishte impresionuar me Xharrën si një fituese e një çmimi të rëndësishëm dhe një menaxhere siç tha, e suksesshme.

“E pashë se ishte e përkushtuar në përmirësimin e vendit tonë dhe në të mirën e gjithë qytetarëve tanë. Pasi e takova disa herë u impresionova edhe më shumë për vetë faktin se ajo nuk është vetëm fituese e një çmimi të rëndësishëm por në të njëjtën kohë ishte një menaxhere e sukseshshme duke drejtuar mbi 100 vetë”, tha Veseli.

Ai kërkoi nga të gjithë që ta mbështesin Xharrën si politikane./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1410276375704117/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme