Ka kaluar kohë e gjatë që kur Ilir Shaqiri kishte lansuar këngën e tij ‘Jam Evropë’.
Kjo këngë flet për të drejtat e shqiptarëve dhe i bën thirrje Evropës që të mos na harrojë, se edhe ne jemi pjesë e saj, e edhe pse ka kaluar shumë kohë prej se është realizuar kjo këngë, duket se akoma vazhdon të jetë aktuale.
I pyetur nga arbresh.info se a beson se ka ndryshuar diçka në raport me Evropën që nga koha kur ai e ka realizuar këtë këngë, këngëtari Ilir Shaqiri tha se këtë këngë e kishte kënduar në vitin 1994, por që akoma nuk i ka kaluar aktualiteti, pasi Evropa akoma nuk e ka dëgjuar si duhet zërin e shqiptarëve.
‘Pasi akoma s’ka liberalizim të vizave, shteti nuk i ka të gjitha të drejtat që i meriton, zëri i shqiptarëve akoma nuk dëgjohet sa duhet, kjo bën që kënga ‘Jam Evropë’, të jetë akoma aktuale’, tha këngëtari për Arbresh.info.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...