Google ADS

Limaj homazhe para të rënëve në Betejën e Llapushnikut

12:33 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj sot ka bërë homazhe para të rënëve në Betejën e Llapushnikut, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala.

Ai ka kujtuar 19 vjetorin e Epopeësë së Llapushnikut, duke thënë se atë ditë është bërë kthesa e madhe edhe në planin diplomatik, ku është treguar se UÇK-ja duhet të merret seriozisht.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Sot në Llapushnik, në 19 vjetorin e Epopesë së Llapushnikut

Beteja e Llapushnikut ishte një nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së. Marrja e grykës së Llapushnikut ishte beteja e parë sulmuese frontale e ndërmarrë nga njesitet e UÇK-së nga Llapusha e Drenica. Deri në atë kohë UÇK-ja, nuk kishte zhvilluar betejë frontale, kjo ishte e para dhe u kurorizua me fitoren tonë duke marrë grykën dhe me dëbimin e forcave serbe.

Beteja e Llapushnikut kishte tri objektiva; thyerjen e izolimit të Drenicës që donin ta mbani forcat serbe dhe hapjen e koridorit Drenicë- Llapushë, e dyta bllokimin e rrugës Prishtinë-Pejë, për t’ja pamundësuar forcave serbe të dërgojn përforcime në Dukagjin, dhe e treta, UÇK-ja kishte nevojë për një betejë të tillë për të treguar se ajo jo vetëm nuk është shuar, por është forcuar dhe e gatshme për beteja frontale dhe se rënia heroike e Komandantit Legjendar ishte kthy në kushtrim për gjithë shqiptarët që do vazhdonin luftën e nisur nga komandanti i tyre.

Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në planin diplomatik, bota e shikoj se UÇK-ja duhet të mirret seriozisht.

Sot kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dëshmorët e grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë.

Lavdi dëshmorëve të kombit, nder e respekt invalidëve e veteranëve të betejës së grykës së Llapushnikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme