8 fjalitë manipuluese që thonë tradhtarët

12:33 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

“Kur njerëzit mashtrojnë, ato mpakin vetveten, kërcënojnë vetëvlerësimin e tyre si edhe marrëdhënien me të tjerët, duke përcaktuar kështu paaftësinë për t’ia dalë dhe paaftësinë për të qenë të vërtetë.” Cheryl Hughes

Të gjithë e dimë se një tradhtar është një person i parritur dhe lëndues. E dimë gjithashtu, se duhet t’i qëndrojmë larg. Por ato kanë një aftësi të çuditshme për t’i sjellë njerëzit përsëri aty ku duan.

Tradhtarët kanë karakter manipulues.

Ato mund të të bindin për gjëra, të cilat ti e di që nuk duhet t’i besosh.

Tradhtarët dhe mashtruesit janë njerëz thellësisht të trashë – por që kanë fuqinë t’ia u hedhin.

Mos i lejo.

Ja 8 gjëra që ky lloj personi do t’ju thotë:

1. Mund të përmirësohem. Të premtoj. Gjithçka do të jetë ndryshe.

Gënjeshtër! Klasike, madje!

2. Ishte thjesht seks. Nuk kam asnjë ndjenjë për to, por vetëm për ty.

Një partner që sakrifikon një lidhje për një aventurë seksuale, do të thotë që nuk e vlerëson lidhjen e tij. Ideja e tyre se gjoja dashuria dhe seksi janë gjëra të ndryshme dhe të ndara, tregon thjesht papjekuri dhe një karakter të paqëndrueshëm.

3. Mos më kryqëzo gjithë jetën prej një çasti dobësie.

Këtu nuk kemi të bëjmë me dobësi por me një person të dobët në mënyrë konstante.

4. Nuk e kam vetëm unë fajin. Ti punon gjatë gjithë kohës. Nëse do të kishe pasur më shumë kohë për mua…

Një tjetër gënjeshtër e madhe!

5. Ishte faji i tij/saj. Më provokoi vetë.

Partneri gaboi. Mos u kapni me personin tjetër. Përgjegjësia ishte mbi të gjitha e tij/saj, pastaj e personit tjetër… që edhe mund të mos e ketë ditur situatën sentimentale.

6. Nëse do e dija që do e zbuloje, s’do e kisha bërë kurrë.

Po, nëse nuk do e merrje vesh?!

7. Po e tepron. Mjaft u nevrikose!

Njerëzit që e thonë këtë janë egoistë dhe nuk e marrin fare parasysh dëmin e shkaktuar tek ti. Qëndrojuni sa më larg, nëse nuk dëshironi të harxhoni energji të kota.

8. E lashë të gjithë pas krahëve. Jam njeri tjetër!

E vërteta është kjo: Mashtruesit dhe tradhtarët mbeten të tillë deri në fund. Mos harro: Ato janë thellësisht të trashë. Thjesht lërini dhe vazhdoni jetën tuaj. Ka plot persona të kujdesshëm dhe të mirë atje jashtë…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme