Arsenali siguroi tri pikë mjaftë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Manchester United të zhvilluar në ‘Emirates’ gjatë fundjavës falë golave nga Granit Xhaka dhe Danny Welbeck.
Ylli kosovar shënoi nga distanca golin e epërsisë për “Topçinjtë”, të cilët vazhdojnë të kenë ende shpresa në garën për top katërshe në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në Ligë të Kampionëve edicionin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Arsenali përfundimisht zgjedh trajnerin e ri (FOTO)
Goditja nga distanca rreth 30 metra, që u devijua nga mesfushori Ander Herrera, ishte mjaftë sfiduese për portierin e “Djajve të Kuq”, David De Gean.
Derisa reprezentuesi kosovar i Zvicrës, i cili u transferua te skuadra londineze verën e vitit të kaluar nga Borussia Monchengladbach, po festonte super golin e tij, nga ana tjetër shënjestra e Real Madridit ankohej për dhimbje në shpinë.
Goli nga Granit Xhaka, të cilin trajneri francez Arsene Wenger e cilësoi me fat, ishte i katërti te Arsenali për 24-vjeçarin nga Prishtina./arbresh.info
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...