Zbulohet parcela me hashash në Tiranë

09:53 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka zbuluar në orët e fundit në fshatin Durisht një parcelë me rreth 280 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se lidhur me këtë parcelë janë arrestuar tre familjarët Shefqet, Zeqir dhe Fiqiri Memoçi, banues në Tiranë; si dhe Myslim Spahiu, kryetar i fshatit.

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me anë të zjarrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme