Sipas raporteve të ndryshme në Spanjë, Lionel Messi nuk ka dashur asnjëherë që Barcelona të nënshkruajë me sulmuesin e dështuar, Paco Alcacer.
Barcelona shpenzoi 27 milionë funta për të nënshkruar me Alcacerin nga Valencia verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, reprezentuesi spanjoll ka kaluar një sezon zhgënjyes në ‘Camp Nou’ duke shënuar vetëm shtatë gola.
Lexo më shumë: Liverpooli i vendos çmim shënjestrës së Barcelonës
Si rezultat i kësaj, ai duket se do të largohet nga klubi derisa gjiganti katalunas vazhdon të kërkoj për një sulmues qendror të klasit botëror.
Raportet gjatë muajit mars pretenduan se Messi dëshiron që “Blaugranët” të zëvendësojnë sulmuesin me një tjetër futbollist në fund të këtij edicioni dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon tani se reprezentuesi argjentinas nuk ka dashur asnjëherë që Alcacer të transferoj në Barcelonë.
Mësohet që Messi ka kërkuar nga trajneri Luis Enrique të ketë më shumë besim tek talentet e rinj sesa te Munir dhe Sandro Ramirez./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?