Google ADS

Arrestohet vrasësi serik i Feniksit

08:34 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Policia në shtetin amerikan të Arizonës thonë se personi i arrestuar muajin e kaluar është përgjegjës për një seri të vrasjeve në Feniks vitin e shkuar.

Aaron Saucedo, 23 vjeçar është akuzuar për vrasje në lidhje me vrasjen e kryer në gusht të vitit 2015, thotë policia, transmeton portali arbresh.info.

Tani ai është lidhur edhe me vdekjet e tetë personave të tjerë, mes janarit dhe korrikut të vitit 2016.

Policia ka thënë që nuk e dinë ende motivin, por se ai ka vepruar i vetëm. Avokati i tij ndërkohë nuk ka komentuar.

Viktima e vitit 2015 ishte një 61-vjeçar i cili takohej me të ëmën e të dyshuarit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme