UNICEF dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 6-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe t’i përfshijnë familjet e tyre dhe komunitetetin në aktivitete në tri Komuna – në Prishtinë, Prizren dhe Komunën e Mitrovicës.
Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje që do të zgjasë deri në Dhjetor të vitit 2017 me mundësi vazhdimi, do të jenë Martha Jo Braycich – Drejtoresha Seniore – Special Olympics Europe to Europe dhe Maureen Clarke – Menaxhere për Atletët e Rinjë, Familje dhe Lidershipin e Atletëve, për Evropë dhe Azi, Udhëheqësi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co dhe Drejtoresha e Qendrës Burimore “Përparimi” në Prishtinë, Znj. Igballe Potera.
Fëmijët 6-8 vjeç do t’u jepet mundësia për të zhvilluar aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.
Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë arrin afër 200 individë me aftësi të kufizuara intelektuale në 4 qytete të Kosovës.
Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF dhe Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...