Duke iu përgjigjur kërcënimeve të fundit të Arabisë Saudite ndaj Iranit, Teherani deklaron se nuk do të lërë asgjë në këmbë në mbretërinë saudite përveç qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, nëse sauditët bëjnë diçka “të pamatur”, raporton agjencia iraniane Al-Manar.
“Ne i paralajmërojmë ata që të mos bëjnë asgjë injorante, por nëse bëjnë diçka të paditur, ne nuk do t’i lëmë askund të paprekur, përveç Mekës dhe Medinës”, tha ministri iranian i mbrojtjes Hossein Dehghan për kanalin Arab-folës Al-Manar, cituar nga Reuters.
“Ata mendojnë se mund të bëjnë diçka për shkak se kanë një forcë ajrore,” shtoi ai në një referencë të dukshme ndaj bombardimeve të Rijadit në Jemen, ku forcat ajrore të Iranit janë në shënjestër në mënyrë rutinore nga Forcat Ajrore Saudite.
Reagimi vjen ndërkohë që të martën, ministri saudit i mbrojtjes, Mohammed bin Salman deklaroi se çdo luftë për ndikim midis Riadit dhe Teheranit do të “zhvillohej brenda Iranit dhe jo në Arabinë Saudite”.
Në një intervistë të rrallë të transmetuar në kanalet televizive të shumta saudite, princi 31-vjeçar, i cili u emërua në vitin 2015 nga babai i tij, Mbreti Salman, si pasues i fronit, përmendi vizionin e tij për Iranin e sotëm.
Duke përdorur terma sektarë, princi Salman tha se Irani është i etur “për të kontrolluar botën islame” dhe për të përhapur doktrinën e saj shiite.
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...