Ndonjëherë e gjithë dita na shkon me ndjesinë e të qenit të lodhur, gjë që na vështirëson arritjen e sukseseve në punët tona gjatë asaj dite.
Por, studimet kanë treguar se disa lloje ushqimesh, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund t’ju ndihmojnë për të larguar lodhjen dhe për të qenë më aktiv gjatë ditës.
Drithërat- përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.
Fasule dhe thjerrëza- janë element shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.
Spinaqi- përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin.
Portokalli- për një shëndet të mirë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.
Uji- edhe të qenit pak të dehidruar mund të bëjë të ndiheni e lodhur dhe të mërzitshëm, shkruan albeu. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqini, trangujt dhe agrumet.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...