Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri një paralajmërim nga çadra e protestës se “paratë e oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar do t’i nxjerre nga bankat dhe do t’ua ndajë shqiptarëve”.
“Të gjitha paratë i bëri rrush e kumbulla, pjesën më të madhe e ndau me oligarkët me nushët me shokë, me koncesione korruptive që nuk sjellin asnjë leverdi as për shëndetin e shqiptarëve, as për mirëqenien tuaj, as për xhepat tuaja, por vetëm për xhepat e Vilma Nushëve e të Edi Ramës me shokë. Ku i ke paratë thotë. Pyete Vilma Nushin se ku i ke paratë? Do t’i nxjerrim paratë nga valixhet dhe kontot dhe bankat e oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar dhe do t’ia kthejmë shqiptarëve, zotërve të vërtetë të tyre”, – tha Basha në një deklaratë prej “Robin Hood” që sipas legjendës ua merrte të pasurve për t’ua dhënë të varfërve.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...