Të paktën 11 persona kanë rënë në pranga të policisë Italiane në Pescara, ku të arrestuarit janë me origjinë shqiptare dhe rumune. Arrestimi i tyre vjen në kuadër të një operacioni kundër shfrytëzimit të prostitucionit nga persona të prekur me HIV.
Mes të arrestuarve është dhe një prostitutë 35-vjecare shqiptare e cila ka qenë e prekur me HIV dhe dyshohet se ka vënë në rrezik jetën e klientëve të saj, shkruajne mediat italiane.
Nga agjentët Dawn e Squad, të udhëhequr nga lideri i Pierfrancesco Muriana, dhe në bashkëpunim me kolegët e ekipeve Teramo dhe Lucca, ata kanë dhanë njëmbëdhjetë masave parandaluese ku (8 presona janë lënë në burg dhe 3 në arrest shtëpie), nga gjykatësi Nicola Colantonio i Gjykatës në Pescara me kërkesë të prokurorit Gennaro Varone.
Gjatë hetimeve u zbulua se, kishte vende të caktuara për prostitucion, në veçanti zonën e stacionit hekurudhor, e ushtonte një 35-vjeçare shqiptare e cila rezultoi e prekur nga HIV dhe Hepatit C.
Sipas hetuesve qarkullimi i prostitucionit kishte disa qindra mijëra euro. Një person, si i dyshuar, i cili është subjekt i urdhër arrestit, aktualisht është i fshehur në Rumani. Në mesin e të përfshirëve janë dhe 2 italianë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...