Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, u ka bërë thirrje myslimanëve të ngrihen dhe të protestojnë për rastin e Palestinës, duke thënë se çdo ditë që Jerusalemi mbetet nën “okupim” është një fyerje ndaj tyre.
Fjalët e tij kanë nxitur reagime të ashpëra nga ana e Izraelit, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu krahasoi veprimet izraelite kundër palestinezëve me ata të Afrikës së Jugut dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin planet për të lëvizur ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.
Këto ishin fjalët më të ashpra të Erdoganit kundër Izraelit, pasi që të dy vendet u pajtuan vitin e kaluar dhe rivendosën marrëdhnie diplomatike në nivel ambasadorësh.
Ministria e Jashtme e Izraelit akuzoi Erdogan për shkelje të të drejtave të njeriut dhe tha se ai “nuk duhet të predikojë moralin”./Arbresh.info
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...