Google ADS

Reali do ti largoj 4 lojtarë

23:21 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Real Madrid pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë verës së ardhshme

Drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë shpenzuar 70 milionë euro në transferimin e lojtarëve të rinj. 40 milionë euro u ka kushtuar talenti brazilian i Flamengos, Vinicius Junior, ndërsa 30 milionë mbrojtësi i Atletico Madridit, Theo Hernandez.

Përveç prurjeve, Reali po përgatit edhe disa largime të bujshme gjatë verës, shkruajnë mediat spanjolle.

Dy largimet e para pritet të jenë Pepe dhe Fabio Coentrao. Të parit i skadon kontrata, ndërsa Coentrao nuk ka besimin e skuadrës.

Ndërsa për shkak të minutazhës së vogël, nga skuadra pritet të largohen edhe James Rodriguez dhe Alvaro Morata/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme