Google ADS

Hoxhaj: PDK-ja i ka votat për Demarkacion

21:28 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Enver Hoxhaj Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme  në emisionin Zona B ka thënë se PDK-ja i ka votat, por duket se partneri tjetër i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka ato.

Hoxhaj shtoi se po duket e pamundur që partnerët e koalicionit të pajtohen për vendimmarrje dhe po ka ngecje.

“Ne e kemi pasur një bindje që LDK i ka votat, por tash është marrë vendimi që nga dita e enjte e tutje të shohim nëse LDK-ja i ka votat. Por, ajo që e karakterizon këtë moment është mungesa e vendimmarrjes – pafuqia e marrjes së vendimeve”, pohoi Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Gjatë ditëve të fundit ne kemi pasur shpresë që partneri i ka votat, PDK-ja i ka votat, në përjashtim të një deputeti, të tjerët të gjithë janë të gatshëm të votat”.

“Ne kemi menduar që sot do të procedohet Demarkacioni për një seancë të jashtëzakonshme, por partneri i koalicionit e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë”.

Nëse partnerët e koalicionit s’kanë kapacitet institucional dhe e shtyn procesion nga dita në ditë e shtron pyetjen se çfarë të bëjmë me këtë situatë, pohoi Hoxhaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme