Irani ka paralajmëruar Pakistanin se Teherani do të qëlloj bazën e militantëve brenda shtetit fqinj nëse Islamabadi nuk do të konfrontohet me kryengritësit sunitë të cilët po kryejnë sulme ndërkufitare.
Media shtetërore ka cituar shefin e Shtabit të Ushtrise, Mohammed Hossein Bagheri i cili ka thënë më 8 maj se Teherani pret që “zyrtarët pakistanezë të kontrollojnë kufijtë, të arrestojnë terroristët dhe të mbyllin bazat e tyre”.
“Në rast se vazhdojnë sulmet terroriste ne do të qëllojmë mbi bazat e tyre, kudo që ndodhen”, ka thënë ai.
Dhjetë roja kufitare iraniane u vranë në prill në një sulm që pretendohet të jetë kryer nga grupi militant sunit, Jaish al- Adl.
Ministri i jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka vizituar Islamabadin më herët gjatë muajit maj, për të diskutuar sigurinë kufitare me autoritet pakistaneze. Pakistani siguroi Iranin se do të vendoste trupa shtesë përgjatë kufirit të tij.
Kufiri në mes te dy vendeveka kohë që është përdorur nga kontrabandistët e drogës dhe militantët, të cilët janë përplasur me forcat e sigurisë iraniane.
Jaish al-Adl që ka kryer disa sulme ndaj forcave iraniane të sigurisë, mori përgjegjësinë për sulmet gjatë të cilave u vranë tetë roje kufitare në prill te vitit 2015 dhe 14 roje kufitare në tetor të vitit 2013.
Grupi militant tha se sulmet e tyre kanë për qëllim atë që ata e quajnë diskriminim ndaj pakicaveminoritare sunitekryesisht në Iranin shiit./rel
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...