Opozita e Venezuelës ka bojkotuar takimin e presidentit Nicolas Maduro në të cilin pritej të diskutohej plani për një asamble të re popullore.
Protestat kanë vazhduar gjatë kohës së takimit, ndërsa forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, transmeton portali arbresh.info.
Në qytetin e dytë të Venezuelës, Maracaibo, një turmë prej rreth 300 protestuesish kanë bërtitur “Maduro Jashtë!” Dhe “Jo për diktaturën!”.
Gjatë trazirave të fundit kanë mbetur të vrarë të paktën 37 persona, duke përfshirë protestues, simpatizantë të qeverisë, vëzhgues dhe forca të sigurisë.
Sipas grupit për të Drejtat e Njeriut rreth 1,845 persona janë arrestuar që nga 1 prilli, ndërsa 591 vazhdojnë të qëndrojnë prapa heukurave./Arbresh.info
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...