Erdogan uron Emmanuel Macron

20:46 | 8 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan përmes një bisede të shkurtër telefonike e ka përgëzuar Emmanuel Macron për fitoren e tij.

“Fitorja e tij ka shtuar shpresat për një të ardhme të Bashkimit Europian”, ka thënë Erdogan, transmeton portali arbresh.info.

Zyra e Erdoganit ka paralajmëruar se gjatë bisedes telefonike, të dy liderët kanë rënë dakord që të takohen gjatë një takimi të ardhshëm të NATO-s në Bruksel.

Erdogan dhe Macron kanë biseduar edhe për tejkalimin e vështirësive në marrëdhëniet me Turqisë dhe Bashkimit Europian./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme