Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadorët Bejli dhe Timonnie

18:24 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi ka pasur takime sot me ambasadorin amerikan Xhes Bejli si dhe atë francez Christian Timnonie.

Në takim me ambasadorin amerikan, Bejli ka shprehur urimet e tij për zgjedhjen e Xhaferit në postin e kryeparlamentarit si një hap shumë i rëndësishëm në stabilizimin e situatës në vend e më pas ka thënë se ambasada amerikane punon në koordinim me misionin e BE-së që vendi të orientohet në rrugën e duhur.
Si një hap tjetër Bejli ka përmendur formimin e qeverisë derisa kryeparlamentari Xhaferi e ka informuar atë lidhur me hapat që ka ndjekur dhe procedurën sipas kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.

Dy bashkëbiseduesit më tej kanë shkëmbyer mendime të ndryshme dhe konstruktive lidhur me situatën aktuale në vend si dhe tejkalimin e krizës dhe vendi të ecë përpara.

Gjithashtu sot në kabinetin e tij kryeparlamentari Xhaferi ka pritur ambasadorin francez Timonie i cili e ka uruar Xhaferin në emër të tij personal por edhe në emër të presidetit francez.

Timonie është shprehur se hapi i rradhës që duhet bërë është formimi sa më i shpejtë i qeverisë së re ku Xhaferi e ka informuar për procedurat që ka ndjekur deri tek marrja e mandatit nga presidenti i vendit.

8 Maj 2017

18301532_635345709987281_4411172693943700847_n

18301695_635345716653947_6558671164926623695_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme