Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin Zi.
Përmes një komunikate për media, ata thonë se janë të bindur se vija e shënimit të kufirit të caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.
Ky është qëndrimi i plotë i tyre:
Ambasada e SHBA-së i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore. E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...