Google ADS

Autoblindat e policisë ende në Qeveri

17:35 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Forcat policore vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në oborrin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës edhe pas vendimit për shtyrje të mbledhjes së Qeverisë ku ishte planifikuar procedimi i demarkacionit në Kuvend.

Autoblindat e policisë dhe veturat tjera zyrtare të saj, vazhdojnë të jenë të stacionuara në Qeveri në pritje të një urdhri tjetër nga eprorët policor, raporton Indeksonline.

Mëngjesin e sotëm është vërejtur shtim i forcave policor përreth institucioneve kryesore të shtetit pas paralajmërimit të opozitës se do ta pengoj votimin e demarkacionit me Malin e Zi kur të arrij në Kuvend.

screenshot_1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme