Google ADS

Ekskluzive: Producenti i ‘O sa mirë’ këtë muaj starton me një ‘Reality Show’

17:24 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Fisnik Vejsa producenti i serialit ‘O sa mirë’ në fund të majit pritet të transmetoj një ‘Reality Show’.

Portali arbresh.info nga burimet e sigurta pranë stafit të ‘O sa mirë’ merr vesh që ky projekt do titullohet ‘Koperativa’.

Projekti do zgjas 7 javë dhe do ketë shumë surpriza që do kenë për bazë bamirësinë dhe do transmetohet në RTK 4 çdo ditë nga ora 09:00-17:00.

Në ‘Koperativa’ do futen në lojë njerëz të thjeshtë të cilëve do u ndihmohet në kushte financiare.

Nga artistët kosovar deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Mc Kresha dhe Gjiko dhe priten emra tjerë që do qëndrojnë me banorët ndërsa stafi i ‘O sa mirë’ do vijnë për vizitë shpesh.

Përndryshe, ky ‘Reality Show’ do ketë moderatore aktorën Adriana Matoshi,të njohur si Sasa./Arbresh.info

Të ngjashme