Kocijançiç thotë se deklaratat e Haradinajt dëmtojnë pajtimin Kosovë-Serbi

16:47 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijancic i ka quajtur si kërcënime deklaratat e Ramush Haradinajt, drejtuar Serbisë dhe Rusisë që të ‘frenojnë të mbrojturit e tyre’ nga Kosova.

Ajo ka thënë se këto deklarime e dëmtojnë pajtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Novosti.

“Ne kemi vënë disa herë në dukje se BE-ja mbështet parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Edhe Këshilli Evropian ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë Kocijancic.

“Deklaratat që nënkuptohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk i kontribuojnë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira fqinjësore. Në vend të kësaj BE-ja pret që të vazhdohet ndërtimi i raporteve bashkëpunuese dhe konstruktive”, ka thënë ajo.

Kocijançiç theksuar se BE-ja e ka përcjellur me vëmendje situatën e Haradinajt, dhe pret që të mos ndërhyhet në vendimet e gjyqësorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme