Njohësi i çështjeve të drejtësisë Muhamet Kelmendi në një prononcim për portalin Arbresh.info ka treguar se sa kanë arritur ti realizojnë premtimet dy partitë në pushtet.
Ai ka thënë se në shumë fusha ka ngecje duke përmendur numrin e të papunëve që është i madh.
“Vete koalicioni i ndërtuar midis PDK dhe LDK ishte i panatyrshëm dhe me programe politike shume te ndryshme. Ne ketë ane, ishte e pritshme qe rrezulltatet e kësaj qeverie dhe e kësaj legjislature te ishin jo ne nivel qe duhet te jene. Ne fushën e punësimit kemi ngecje. Ne fakt, përveç shume te rinjve dhe te rejave qe ikën jashtë vendit, kemi ngecje ne punësim. ” ka thënë Kelmendi
Ndërsa për fushën e arsimit Kelmendi ka thënë se kemi krijuar njerëz me diploma por pak të kualifikuar.
“Te dhënat janë te ndryshme dhe kur te merret për baze mos paraqitja ne organet për te papune, papunësia është mbi 50% e te rinjve nen moshën 30 vjeçare, ndërsa mbi 30 vjeçare, papunësia kalon shifrën e 35%. Por, ketë papunësi po e zbute shume, sidomos kolegjet dhe universitet e hapura neper Kosove, ku te rinjtë e papune po paraqiten si studente, gjë qe ka bere një zbutje, por megjithatë ajo është e larte. Ne arsim kemi çrregullim total. Ne kemi arritur te krijojmë njerëz te diplomuar, ndoshta me shume ne rajon, por shume pak te kualifikuar Kjo u pa edhe nga Pisa kur ne dolëm te fundit ne kuadër te analizës. Kemi kështu një ministri tetasisht te dështuar. Asgjë nuk ka pozitive qe mund te theksohet.”. tha ai.
Kelmendi ka folur edhe për shëndetësi ku ka renditur një mori probleme që ka në këtë fushë duke filluar nga sigurimet shëndetësore.
“Shëndetësia është keqësuar. Vjedhjet vazhdojnë. Mjeket punojnë me nga dy e tri puna. Sigurime shëndetësore nuk ka. Kudo neper spitalet e Kosovës dhe ne klinika ka mungese te medikamenteve. Kushtet janë neper spitale janë shume te renda. Edhe me e rende është çështja e moshës se vjetër. Pensionet i marrin vetëm ata qe kane paguar gjoja kontribute deri ne vitin 1999. E ata janë ata qe kane punuar ne qeverinë pushtuese te Millosheviqit. Te tjerët, si punëtorët, te ndjekurit, administratoret e kuadri arsimor i paraluftes, nëse nuk i ka 15 vjet pune, nuk e merre pensionin deri ne shumen prej 240 Euro. Kjo është anomali e kësaj qeverie. ka thënë Kelmendi /Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...