AKR hyn e vetme në zgjedhje

16:22 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Partia që udhëhiqet nga biznesmeni Behgjet Pacolli, ka mundësi që në zgjedhje të kandidojë edhe si e vetme.

Kjo pasi, sipas sondazheve të partisë, ajo mund ta kalojë pragun edhe e vetmuar në garë. Siç mëson gazetametro.net, AKR’ja e Pacollit mendon të garojë e vetme pasi sondazhet e qesin pak mbi 5 për qind, ndonëse në AKR thonë se kjo përqindje është më e lartë.

Por në AKR e kanë pranuar se ka pasur matje të opinionit dhe që sipas tyre, AKR ia del edhe e vetme ta kaloi pragun.

‘AKR në sondazhe del mirë edhe si e vetme, por të gjitha opsionet janë të hapura. AKR del në sondazhe me rreth 12%’, ka thënë këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberi për Metron.

Por, këshilltari i kryetari të AKR’së, nuk ka bërë të ditur se a do të garojë e vetme AKR’ja apo do të përfshihet në ndonjë koalicion. Bile, ai thotë se ende nuk është diskutuar kjo pjesë, por shton se kjo parti i ka të gjitha opsionet e hapura.

‘Ende nuk e kemi diskutu. Ky vendim i takon organit më të lartë të partisë, dhe ky organ konform situatës së krijuar e merr vendimin’, ka shtuar Zymberi.

Ndryshe, AKR dhe Pacolli kanë negociuar deri tash me AAK /Nisma, dhe ka pasur takime edhe me zyrtarë të partive të tjera, për të biseduar mundësitë e një koalicioni parazgjedhor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme