Shqipëria ka alarmuar për vaksinimin e personave të lindur në vitet 1980-1990 për të përsëritur vaksinën ndaj “Fruthit” për shkak se në atë kohë është bërë vetëm një dozë e vaksinës. Por, një gjë e tillë sipas zyrtarëve të IKSHP-së nuk është e nevojshme të ndodhë në Kosovë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë për rtklive.com se në Kosovë nuk ka nevojë të ndodhë rivaksinimi pasi në vend nuk ka prezent raste të fruthit.
Ai ka thënë se ka pasur rastë në disa shtete të rajonit në 2011, përfshirë edhe Maqedoninë. “Por, në Kosovë nuk ka epidemi”, ka thënë ai.
Drejtori Ramadani po ashtu është shprehur se në Kosovë që nga vit 2002 nuk ka pasur raste të paralizimit të fëmijëve për shkak të marrjes me rregull të vaksinës polio.
“Në Kosovë nuk mund të gjindet asnjë fëmijë në karrocën e invalidit si pasojë e paralizës. Kjo si rezultat iu vaksinimit të gjithmbarshëm të fëmijëve”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë shqetësim as sa i përket personave të lindur në vitet 80-90, të cilët në Shqipëri po ri vaksionohen.
“Nuk e dimë ata pse atje kanë mbetur pa vaksionuar”, ka thënë Ramadani.
Sipas drejtorit të IKShP-së në Kosovë, Naser Ramadani, përfshirja me imunizim në Kosovë është ngritur në 95 përqind, që është përfshirje e lartë dhe sipas tij e bën Kosovën të radhitet mes shteteve më të suksesshme në botë.
Falë vaksinimit, ai thotë se Kosova nuk ka sot paraliza të fëmijëve nga viti 1981, nuk ka difteri po nga ai vit, nuk ka tetanos neonatal nga viti 1998 si dhe ka arritur të eliminoj Fruthin dhe rubellën kongjenitale.
Sipas tij, në Kosovë nuk ka asnjë shqetësim dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përcjell në vazhdimësi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe programin e zgjeruar të imunizimit.
“Edhe sivjet epidemitë që kanë qenë në disa shtete të Evropës dhe Ballkanit nuk kanë qenë prezente në Kosovë”, ka thënë Ramadani.
Ndryshe, Zytartarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Shqipëri kanë bërë apel tek të gjithë të lindurit në vitet 1980-1990 që të rivaksinohen.
Për këtë grupmoshë ekziston frika e përhapjes së fruthit në Shqipëri. Alarmi sipas mediave shqiptare është “importuar nga Franca” dhe vie si rezultat i mosfunksionimit si duhet të zinxhirit ftohët kurse mbulesa e vaksinimit ka qenë e dobët.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...