Skena politike e Kosovës tashmë ka hyrë në një qorrsokak. Sot pritej që kryeministri Isa Mustafa të dërgonte në kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe pse kolegu në koalicion Kadri Veseli ditën e kaluar i kërkoi zyrtarisht Isa Mustafës që ta dërgonte në Kuvend demarkacionin para mocionit të opozitës, ky i fundit ka vendosi që ta dërgojë pas mocionit duke e futur edhe më thellë qorrsokakun e politikës në Kosovë.
Por, burimet e Tribuna Channel nga Partia Demokratike e Kosovës bëjnë të ditur se koalicioni nuk do të ngelë në dorën e NISMA për Kosovën që të rrëzohet por do të koordinohen mbrëmjen e sotme, ose eventualisht nesër për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Në këtë mënyrë nuk do të pritet mocioni i opozitës”, thotë ky burim pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së që përfundoi pak më parë.
E megjithatë ngelet në pikëpyetje marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ky burim thotë se demarkacioni do të tentohet të kalojë pas Bashkimi Evropian ka siguruar që brenda 3 muajsh.
Por, versioni i demarkacionit do të jetë i plotësuar me nenin ligjor të kërkesës së 17 deputetëve të LDK-së, pra do të rishqyrtohet pas dy viteve në pikat kufitar ku ka kontestime.
Ky medium shkruan se ka kontaktuar edhe me Komisionin Evropian por KE nuk ka preferuar të komentojë.
Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar në një takim të përbashkët me Ambasadorin Amerikan Greg Delawie deputetët të këtij subjekti.
“Të nderuar/a, në emër të GP LDK, ju njoftoj se nesër më dt: 09.05.2017, në 11:00h, në zyre të Grupit Parlamentar, mbahet takimi i GP LDK, në takim merr pjesë Kryeministri-Isa Mustafa dhe Ambasadori Amerikan-Greg Delawie, ardhja e obligueshme andaj luteni të më konfirmoni pjesëmarrjen”, thuhet në një mesazh.
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj