Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar telegram presidentit të zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për t’i uruar fitoren në zgjedhje.
Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të punuar me Macronin në çështje dypalëshe dhe globale.
“Qytetarët e Francës ju kanë besuar udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë për Evropën dhe gjithë komunitetin botëror. Rritja e kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit militant shoqërohet nga një përshkallëzim i konflikteve lokale dhe destabilizimi i gjithë rajoneve”, citoi Kremlini telegramin e Putinit dërguar Macronit.
“Në kushte të tilla, është veçanërisht e rëndësishme të kapërcejmë mosbesimin reciprok dhe t’i bashkojmë përpjekjet për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri ndërkombëtare”, ka thënë Putin.
Macron, gjatë fushatës së tij, ka thënë se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, porse përtej kësaj, “nuk beson se Franca dhe Rusia ndajnë të njëjtat vlera dhe prioritete”.
Marine Le Pen, rivalja e Macronit në zgjedhje, ka takuar Putinin gjatë fushatës dhe ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...