Google ADS

Procedimi i Demarkacionit shtyhet për shkak se LDK nuk i ka votat

12:53 | 8 Maj 2017
L G

Bisedat e sotme që janë zhvilluar ndërmjet PDK’së dhe LDK’së, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë rezultuar me shtyrjen e procedimit të demarkacionit nga Qeveria në Kuvend.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës ku flitet për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë e cila do është dashur të marrë vendim për procedimin e demarkacionit në Kuvend, nuk jepen arsyet pse ka ndodhur kjo shtyrje.

Aty vetëm thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”.

Por arsyet reale megjithatë mbeten të njëjta. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin, pasi një numër i konsiderueshëm i deputetëve të këtij subjekti kundërshton demarkacionin me arsyetimin se vendi ka humbur tokë nga marrëveshja me Malin e Zi.
“LDK nuk ka mundur të garanatojë se i ka numrat e mjaftueshëm për ta votuar demarkacionin prandaj edhe është vendosur që të shtyhet mbledhja e sotme e Qeverisë” ka thënë një burim i Gazetës Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme