Google ADS

Fshehtësi për arritjen e vetullave më të trasha

13:35 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Asgjë në fytyrë nuk mund ta ndryshojë dukjen ashtu siç bëjnë vetullat.

Mirëpo, shumica e femrave hasin në vështirësi për t’i theksuar bukur vetullat.

Kjo sidomos te femrat me vetulla të holla, të dobëta.

Nëse edhe ju i takoni kësaj kategorie, e nuk parapëlqeni tatuazhet, ja disa këshilla.

Së pari harroi pincetën

Kjo shumë shpejtë ndikon që vetullat tuaja të jenë të holla dhe se kanë nevojë për vizatim të domosdoshëm.

Prandaj, shmangeni atë, së paku për një kohë.

Në mënyrë që vetullat të formohen më shpejt dhe të rriten në mënyrë më të dendur, lëkura në atë pjesë duhet të jetë e pastër dhe e hidratuar.

Ju propozojmë që në ato pjesë të përdorni kremra ushqyese dhe hidratuese.

Po ashtu, sugjerohet të përdorni dhe vazelinë. Kur t’i keni pastruar mirë dhe t’i keni tharë, hidhni vazelinë 2-3 herë javë.

Rritjen e tyre e përmirësojnë dhe e nxitin edhe vaji i kokosit dhe i ullirit.

Pos se ushqejnë lëkurën dhe e hidratojnë, edhe rrënja e tyre bëhet më e fortë.

Aleati i tretë në këtë luftë është konsumim i më shumë vitaminave E, lirisht konsumoni badem, lajthi dhe pini shumë ujë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme